Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimtar Kovaçevski sot ishte për vizitë në “Dura Automotiv Sistems” dhe tha se është mundësi e mirë të shihet se si zbatohet ligji “Ditë e diel ditë jopune”.

Sipas tij, punonjësit në këtë kompani e kanë patjetër të punojnë, por do të marrin 50% pagë shtesë si pagë ditore.

Me këtë paga mesatare e punonjësve që punojnë të dielën në këtë kompani u rrit”, tha Kovaçevski.

Kryeministri bashkë me menaxhmentin e kompanisë, ministrin e MPPS-së, drejtorët Jovan Despotovski dhe Inspektoratin e Punës shfrytëzuan mundësinë për të biseduar edhe me punonjësit e firmës.

“Puna e punëtorëve duhet të respektohet dhe vlerësohet. Ky ligj ka efekt pozitiv ndaj ekonomisë, i stimulon punëtorët dhe pozitivisht ndikon në produktivitetin”, tha mes tjerash Kovaçevski.