Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në një intervistë për gazetën serbe “Politika” theksoi se sot gjuha maqedonase mbrohet dhe njihet në mënyrë të barabartë në mesin e gjuhëve evropiane dhe se perspektivat evropiane janë qëllim i arritshëm deri në vitin 2030, që është rezultat i politikave të vërteta patriotike që ai përfaqëson si Kryeministër dhe si qeveri proeuropiane.
“Gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas nuk mund të varen nga askush, përveç nesh, shumica e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët ndihen maqedonas dhe shkruajmë dhe flasim gjuhën maqedonase.
Përcaktimet e identitetit janë një ndjenjë – këtë nuk e jep askush dhe as nuk mund ta marrë. Ne jemi maqedonas që shkruajmë dhe flasim gjuhën maqedonase. Ne kemi historinë, kulturën, traditën tonë maqedonase me të cilën jemi njohur në botë si popull i veçantë dhe vend i veçantë. Gjuha maqedonase është e njohur dhe e pranuar në mënyrë të barabartë në mesin e gjuhëve evropiane, dëshmi konkrete për këtë është marrëveshja tashmë e nënshkruar me FRONTEKS-in.
Integrimet evropiane janë e ardhmja e tërë Ballkanit Perëndimor. Për vendet tona dhe për rajonin, kjo do të thotë përmirësim i cilësisë së jetës së qytetarëve dhe sigurimi i parashikueshmërisë në sigurinë dhe stabilitetin e tërë Ballkanit Perëndimor.
Kjo e fundit, pas luftës në Ukrainë, u bë veçanërisht e qartë për Bashkimin Evropian. Ne jemi gjeografikisht pjesë e Evropës dhe kemi nevojë për unitet në politikën e jashtme, veçanërisht kur bëhet fjalë për mbrojtjen e paqes dhe vlerave demokratike.
Nuk është aspak larg që kjo të ndodhë në vitin 2030, por përkundrazi, është një synim racional dhe i arritshëm, për të realizuar reformat e nevojshme në vend dhe për të përmirësuar ekonomitë dhe marrëdhëniet dypalëshe, përmes bashkëpunimit rajonal aktiv, të sinqertë dhe të qëndrueshëm.
Unë jam person real, nuk kam praktikë që të përfaqësoj optimizëm apo pesimizëm, por jam i vendosur të veproj drejt asaj që mendoj se sjell të mira për qytetarët dhe shtetin.
Nuk llogarit me interesa personale dhe politike, por angazhohem plotësisht për të kontribuar për atë të mirë.
Për mua ky është një akt i patriotizmit suprem ndaj popullit tim dhe vendit tim dhe kështu do të vazhdoj të punoj”, tha Kryeministri Kovaçevski në intervistën për gazetën serbe “Politika”.
Comments are closed for this post.