Drejtues të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë arsyet përse kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sërish të shtyhet regjistrimi i popullsisë për vitin tjetër.
Zëvëndëskryeshefi i ASK-së, Ilir Berisha, në një intervistë për KosovaPress theksoi se vonesa e procedurave të prokurimit për blerjen e tabletëve, mosrekrutimi i regjistruesve dhe mbikëqyrësve dhe mundësia e bojkotit të regjistrimit nga komuniteti serb në pjesën veriore të vendit, janë disa nga sfidat që Agjencia e Statistikave të Kosovës nuk mund të fillojë regjistrimin e popullsisë më 1 nëntor, siç ishte paraparë.
“Ne me fillim të tetorit dërguam kërkesë zyrtare te kryeministri për një rishikim të datës përsëri për shkak se jemi vonë me këto aktivitete që ndërlidhen me mungesë të tabletëve dhe me mosrekurtimin e 3.500 regjistrueseve dhe rreth 900 mbikëqyrëseve, kushtëzojnë patjetër që të shtyhet regjistrimi i popullsisë”, deklaroi Berisha.
Berisha thotë se ende nuk janë formuar komisionet për rekrutimin e mbikëqyrësve dhe regjistrueseve, kjo për shkak që Ministria e Financave nuk ka bërë vlerësimin e tyre ende.
Ndërkaq, sa u përket tabletëve, ai tha operatori i dytë pritet t’i liferojë më datën 2 nëntor, porse shton se nevojitet kohë për regjistrimin e programeve.
Comments are closed for this post.