Për shkak të koordinimit dhe dinamikës së madhe në aktivitetin e gjitha institucioneve kompetente gjatë vërtetimit të arsyeve të fatkeqësisë së autobusit që ndodhi në rrugën Shkup- Tetovë, në fshatin Llaskarcë, në Prokurorinë Themelore Publike- Shkup sot është mbajtur takim pune i përfaqësuesve të Prokurorisë kompetente, MPB-së, Byrosë për ekspertizë gjyqësore, Fakultetit makinerik në Shkup dhe Institutit për Mjekësi ligjore, kriminalistikë dhe deontologji mjekësore.
Me qëllim të sigurohet dinamika e përcaktimit të gjitha fakteve relevante dhe arsyeve që sollën deri te fatkeqësia, PTHP -Shkup gjatë ditës ka filluar me hetimin e dëshmitarëve okularë, ndërsa gjatë javës dëshmi para Prokurorit do të jep edhe shoferi i autobusit.
“Nga Ministria e Punëve të Brendshme deri te Prokuroria sot është dorëzuar skica, foto-dokumentimi dhe prova tjera me shkrim të aksidentit fatkeq, ndërsa gjatë ditës do të dorëzohet edhe procesverbali për mbikëqyrjen e kryer në vendin e ngjarjes”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë publike.
Duke vepruar sipas njoftimit të MPB-së dorëzuar të premten, Prokuroria po atë ditë ka përpiluar urdhrat për sigurimin e dëshmive tjera me shkrim nga personi juridik “Durmo Turs”- pronar i autobusit, si dhe nga ministritë resore për transport dhe lidhje dhe punë të brendshme.
Nga Prokuroria publike informojnë se deri te Instituti për Mjekësi ligjore, kriminalistikë dhe deontologji mjekësore janë dorëzuar urdhrat për autopsi të të gjithë personave të vdekur, ndërsa nga institucionet shëndetësore është kërkuar dokumenti i plotë mjekësor për të lënduarit.
Poashtu janë kërkuar listat e telefonave celular të shoferit me qëllim të përcaktohet nëse në kohë kritike, shoferi aktivisht ka shfrytëzuar ndonjë nga lidhjet komunikuese në atë telefon. Deri te Fakulteti i makinerisë në Shkup të premten është dorëzuar urdhër për ekspertizë të rregullshmërisë teknike të autobusit në momentin e aksidentit”, thonë nga Prokuroria publike.
Comments are closed for this post.