Ministri për Punë të Jashtëm, Nikolla Dimitrov sot realizoi takim me anëtarët e Komisionit për Politika të Jashtme në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Cris Soça, në të cilën u bisedua për përparimin e marrëdhënieve në mes të dyja vendeve dhe perspektivën euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga MPJ, bashkëbiseduesit e kanë përshëndetur nënshkrimin e protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO, duke shtuar se zgjidhja e kontestit disavjeçar për emrin me Greqinë është shembull i mirë se si duhet të zgjidhen çështjet e hapura.

Ministri Dimitrov i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve, veçanërisht Senatit e cila luan rol të rëndësishëm në krijimin e politikës së jashtme të SHBA-ve, për arritjen e qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Dimitrov gjithashtu falënderoi edhe për rezolutën e fundit të dorëzuar në Senatin e SHBA-ve, ku vlerësohet se me nënshkrimin e marrëveshjes me Greqinë, shkohet drejtë përparimit, stabilitetit, sigurisë, dhe prosperitetit në tërë rajonin.