Kryetari i komunës së Çairit përmes një njoftimi në facebook ka ftuar të gjithë fëmijët që të shtunën së bashku të shënojnë Ditën Botërore të Fëmijëve.

Dita Botërore e Fëmijëve do të shënohet me aktivitete të shumta dhe lojëra të ndryshme zbavitëse për fëmijë.
Manifestimi në fjalë do të mbahet të shtunën në Parkun e Çairit.

‘Çairas të vegjël Të shtunën është ditë e veçantë për ju, është Dita Botërore e Fëmijëve! A keni menduar se ku dhe si mundeni ta kaloni në mënyrë të përkryer këtë ditë?

Unë kam një ide, dua të shoqërohemi dhe zbavitemi së bashku. Ftoni shokët dhe shoqet tuaja dhe takohemi në ora 11:30 te parku i Çairit. Shihemi atje”, ka shkruar në facebook kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu.