FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve, ku Shqipëria ka pësuar rënie për një pozitë.

Sot (e enjte) gjatë ditës, FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve, ku top dhjetëshja ka mbetur e pandryshuar, me Belgjikën lidere.

Megjithatë, kjo renditje nuk ka sjell diçka të mirë apo pozitive për pozitën kombëtaren e Shqipërisë.

Shqipëria ka pësuar rënie për një pozitë në këtë renditje të re të FIFA-s.

Nga pozita 64, Shqipëria tani gjendet në pozitën e 65-të me 1367 pikë.

Rënia e kombëtares kuqezi vjen pas disa rezultateve jo të mira në eliminatore të Euro 2020.