Gjithçka që parashikohet me marrëveshje kolektive është planifikuar me ribalancin e buxhetit. Ministrja e financave Gordana Koçovska Dimitrievska bën me dije se në buxhet janë paraparë mjete për rritje apo harmonizim të pagave në administratën publike.
Megjithatë, Koçovska Dimitrievska vlerëson se duhet ndryshuar metodologjia e rritjes së pagës minimale, për çka paralajmëron se do të diskuton me sidnikatat.
“Janë të planifikuara harmonizimet me pagën minimale për administratën, edhe regresi apo k15 është i planifikuar, është planifikuar edhe harmonizimi i pagave në përputhje me shpenzimet për jetesë, përkatësisht marrëveshja kolektive thotë se rrogat duhet të harmonizohen në pajtueshmëri me inflacionin, nëse kemi inflacion më të madhe se 3%, apo përkatësisht nëse inflacioni është 3.5%, atëherë pagat duhet të harmonizohen për 0.5% dhe kjo është e paraparë me ribalansin e buxhetit. Por nëse flasim për të ardhmen në aspekt të rritjes së pagës minimale, ashtu siç është miratuar ligji, sigurisht se duhet të ulemi me sindikatat dhe të diskutojmë atë pjesë”, u shpreh ministrja e financave Gordana Koçovska Dimitrievska.
Sa i përket pensioneve, ministrja Koçovksa tha se kjo qeveri do të mbajë fjalën e dhënë në fushatë zgjedhore dhe do të rrisë pensionet. Ajo tha rritja e pensioneve nuk do të ketë implikacione serioze në buxhetin shtetëror, kurse paralajmëroi se me metodologjinë e re përfitues më të mëdhenj do të jenë ata që kanë pensionet më të ulëta.
“Veçmë me rebalansin e buxhetit 2500 denarët e para do t’i marrin. Gjithashtu vitin e ardhshëm në muajin mars do të ketë një korrekcion tjetër. Po e ndryshojmë metodologjinë për rritje të pensioneve. Me metodologjinë e re jemi të fokusuar ato që kanë pensione të ulëta, të kenë rritje mnë të madhe, përkatësisht të ulet hendeku mes pensioneve më të larta dhe më të ulëta. Në aspekt të metodologjisë vetëm ajo ka ndryshuar, kurse në aspekt të vlerës së përgjithshme, të vogla janë efektet. Kemi implikime fiskale shtesë, por ato janë të parëndësishme në raport me buxhetin e përgjithshëm”, theksoi Dimitrievska.
Ministrja e financave bëri me dije se të gjitha institucionet janë detyruar të bëjnë revizione për të parë se si qeveria e kaluar ka menaxhuar me ato institucione.
Comments are closed for this post.