Kida dhe Ermal Fejzullahu vijnë për herë të dytë në një këngë bashkë.

Para disa vjetësh, Kida kishte bashkëpunuar me këngëtarin Ermal Fejzullahu në këngën ‘Mi amore’, derisa Kida ishte ende në OnRecords.

E tani menjherë pas daljes nga ky label muzikor, Kida po sjell bashkëpunime me shumë artistë të dashur të skenës sonë, shkruan Gazeta Express.

Pas ‘Deja Vu’ me Lyrical Son, në shumë pak kohë ajo është rikthyer në një këngë me Ermal Fejzullahun.

Kënga ka titullin ‘Tela’ dhe si në fillim të karrierës së Kidës, për tekstin sërish është përkujdesur reperi BimBimma.

Kujtojmë se Kida është një mike shumë e mirë me Arianën, bashkëshorten e Ermalit dhe ata shumë shpesh shkojnë bashkë në pushime, e sigurisht kjo ka rezultuar që ata të vendosin për një këngë të radhës bashkë.