Ylli i “Dead Don’t Die” së fundmi ka folur për largimin e saj nga rrjetet sociale pasi është shumë e rëndësishme për shëndetin mental.

Selena Gomez mund të jetë më e ndjekura në Instagram, por ajo e ka larguar këtë aplikacion nga telefoni i saj.

Teksa ka folur me Kelly Ripa dhe Ryan Seacrest në Live with Kelly and Ryan të mërkurën, ylli i muzikës pop tregon se nuk e përdorë këtë rrjet social.

“E kam përdorur shumë por mendoj që është e pashëndetshme, po mendoj personalisht për të rinjtë dhe për veten time”, Gomez, 26 vjeçe’, i ka thënë Ripës, 48 vjeçe, dhe Seacrest, 44 vjeç. “Më bënte depresion”, vazhdoi më tej këngëtarja e hitit “Back to you”.

Gomez edhe para një muaji e ka shprehur shqetësimin e saj rreth efektit “të tmerrshëm” që kanë pasur mediat sociale në gjeneratën e saj dhe ajo u bën thirrje që të largohen nga këto platforma.