Rregullat për hyrje në Greqi janë vazhduar edhe për dy javë, ndërsa autoritetet greke gjatë hyrjes në Greqi do të kërkojnë PCR ose test rapid, pavarësish nëse jeni vaksinuar ose jo.

Siç raporton MIA, rezultati negativ i PCR testit vlen 72 orë, ndërsa testi rapid 24 orë para arritjes. Bashkërisht me rezultatin kërkohet mbushja e formularit pa dallim nëse jeni vaksinuar, keni qenë të infektuar ose jeni të pavaksinuar.

Nuk ka ndryshime ash për udhëtarët e pavaksinuar nga 16 vende në mesin e të cilave ndodhet edhe Maqedonia e Veriut, që përveç testit negativ para udhëtimit, duhet të kenë test negativ edhe në kufi.

Vendimi i ri pritet të merret pas dy javëve dhe ende nuk dihet nëse masat do të vazhdojnë me të njëjtat rregulla ose do të ndryshojnë.