Kaloritë sigurojnë energji, të cilën organizmi e shfrytëzon për të kryer aktivitete.
Nëse jeni duke tentuar të zvogëloni konsumimin e sasisë së kalorive, duke ngrënë ushqime të cilat përmbajnë shumë pak kalori, atëherë ja ku janë disa nga to:
Molla – përmban vlera ushqyese, është një nga frutat më të përhapur në të gjithë botën dhe ka një sasi të ulët të kalorive, ku në 125 gram të mollëve ka vetëm 57 kalori.
Asparagusi – është një nga llojet më të shijshme të perimeve. Të gjitha llojet e asparagusit janë të shëndetshme, dhe një komponent i cili gjendet në të njihet për vetitë e tij të parandalimit të disa sëmundjeve të zemrës. 134 gram asparagus përmbajnë vetëm 27 kalori, dhe në të njëjtën kohë përmban vitaminë K dhe folate.
Brokoli – është një nga perimet me më shumë vlera ushqyese, vitaminë C dhe njihet për luftimin e kancerit. Vetëm 91 gram të brokolit përmban 31 kalori.
Karrotat – të gjitha llojet e karrotave janë shumë të shëndetshme, dhe njëkohësisht përmbajnë vetëm 53 kalori për 128 gram. Disa nga vlera ushqyese që përmbajnë karrotat janë: beta-karroteni dhe vitamina A, e cila njihet për aftësitë e saj të përmirësimit të shikimit.
Lulelakra – është në nga perimet me më shumë sasi të karbohidrateve. Në 300 gram të lulelakrës gjenden 25 kalori.
Trangujt – përmbajnë shumë ujë, dhe në 52 gram të tij gjenden vetëm 8 kalori.
Kërpudhat – përmbajnë vetëm 15 kalori në 70 gram të tyre.
Spinaqi – është i mbushur me vitamina dhe minerale dhe njëkohësisht ka një sasi të ulët të kalorive.
Domatet – janë perimet më të përhapura në të gjithë botën. Në 149 gram të domates ka vetëm 27 kalori.
Shalqiri – është një frut , që përmban një sasi të lartë të ujit. Ai përmban shumë komponentë ushqyes, duke përfshirë edhe vitaminën C. Në 152 gram të shalqirit gjenden 46 kalori.
Comments are closed for this post.