Të paktën 505 palestinezë janë vrarë nga zjarri i hapur nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar këtë vit, tha sot Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Sipas një deklarate të ministrisë, në mesin e viktimave janë 111 fëmijë.

Vitin e kaluar, numri i palestinezëve të vrarë nga zjarri i ushtrisë izraelite arriti në 224 persona, sipas shifrave palestineze.

Ministria e Shëndetësisë tha se 297 palestinezë kanë humbur jetën në Bregun Perëndimor që nga fillimi i luftës izraelite në Rripin e Gazës më 7 tetor.