Këshilltari për tregti në Shtëpinë e Bardhë, Peter Navarro, tha se ai pret që presidenti amerikan, Donald Trump të veprojë kundër aplikacioneve kineze TikTok dhe WeChat në mes të një rritjeje të ten*sioneve midis Uashingtonit dhe Pekinit.

Baby Shop Charli
Trump javën e kaluar kishte thënë se ai po mendon të ndalojë aplikacionin e popullarizuar TikTok.

Në një intervistë për Fox News, Navarro argumentoi se “ajo që duhet të kuptojë populli amerikan është se të gjitha të dhënat që hyjnë në ato aplikacione shkojnë te serverët në Kinë, përkatësisht te Partia Komuniste Kineze”.