Italia ka mbyllur kufijtë e saj me 13 vende, përfshirë Maqedoninë e Veriut, duke i konsideruar ato vendet me rrezik për përhapjen e coronavirusit.

Ndalimi i udhëtimit vlen për qytetarët e Armenisë, Bahrejnit, Bangladeshit, Brazilit, Bosnjës, Kilit, Kuvajtit, Maqedonisë së Veriut, Moldavisë, Omanit, Panamasë, Perusë dhe Republikës Dominikane, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Epidemia është në fazën më të keqe në një shkallë globale. “Nuk mund të rrezikojmë sakrificën e bërë nga italianët muajt e fundit”, tha Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza.

Personat të cilët kanë qenë ose tranzituar nëpër ato vende në dy javët e fundit do të bllokohen në kufi, shtoi ai.

Fluturimet direkte dhe indirekte me këto vende janë pezulluar.