Kuvendi konfirmoi dorëheqjet e Andreas Mayerhofer dhe Zoran Kitanov nga pozita e anëtarit joekzekutiv të Bordit të Drejtorëve të Kompanisë nga 30 maj 2023, thuhet në propozim vendimin e Telekomit të Maqedonisë të publikuar në Aksionet e Maqedonisë.
Qeveria propozoi gjermanen Danijela Brujiq dhe avokatin Igor Milev.
Ai në pozitën në Telekom vjen pasi në fillim të vitit u largua nga pozita e këshilltarit të drejtorit të Drejtorisë të Doganave, ku kaloi pesë vjet dhe konsiderohej “drejtor në zyrë”. Ai erdhi në pozitë menjëherë pas formimit të qeverisë së parë të Zoran Zaevit, të cilit dikur ishte edhe avokat mbrojtës. Ai është bashkëshorti i gjyqtares së Apelit Tanja Mileva, deputete e LSDM-së, kryetar komune në tentativë i Radovishit, si dhe ishte anëtar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
Milev do të fitojë kompensim prej 372.000 denarë, ose rreth 6.000 euro, aq sa ka fituar Zoran Kitanov si anëtar joekzekutiv i Bordit të drejtorëve.
Kitanov, i cili është gjithashtu i afërt me Zaev, u emërua në këtë post në dhjetor 2020, por tani ka të ngjarë të fokusohet në kompaninë e tij të re për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve fotovoltaike, K-Power Dooel.
Comments are closed for this post.