Këshilli i Ambasadorëve të Maqedonisë nga 11 deri 13 maj ishte mirëpritës i Këshillit të Ambasadorëve amerikanë udhëhequr nga kryetari Aleksander Antony Chorba.
Gjatës vizitës delegacioni pati takime të ngjeshura me përfaqësues shtetëror e politik siç ishin takimet me Presidentin Stevo Pendarovski, zëvendëskryeministrin Bojan Mariçiq, kryeparlamentarin Talat Xhaferi, kryetarin e VMRO-DPMNE Hristijan Mickovski, kryetarin e Lëvizjes “Besa” Bilall Kasami si dhe me zëvendësshefin e Misionit të SHBA në Shkup Eric Mejer.
Gjatë takimit bilateral të dy delegacionet ranë dakord për bashkëpunim të mëtejmë mes veti në planin kombëtar dhe ndërkombëtar si dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushatë aty ku është e mundshme.
Gjatë takimeve të delegacionit të Këshillit amerikanë me përfaqësues shtetëror dhe përfaqësues të partive politike opozitare delegacioni u informua për situatën politike dhe atë regjionale, procesin e integrimeve evropiane.
Në takim u theksua gjithashtu se proceset e funksionimit të ligjit dhe sistemit gjyqësor në përgjithësi janë procese të vështira dhe të gjata dhe duhet të kalojë një kohë mjaft e gjatë deri në perfeksionimin e tyre.Të pranishmit në takime u informuan edhe për mënyrën e zgjedhjes së gjykatësve në SHBA dhe funksionimin e tyre duke e shprehur përcaktimin e SHBA edhe më tej do ta ndihmojë dhe përkrahi Maqedoninë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.
Comments are closed for this post.