Receta nga Linda Fishta
Perberesit per tave me diameter cm:

6 kokrra vezë 180g gjalpë i butë në temperaturë ambienti 250g miell 50g niseshte 230g sheqer lëkura e grirë e një limoni bio 1 bustinë sodë për ëmbëlsira një majë thike kripë 10 kajsi të pjekura dhe të ëmbla

Pergatitja:

Ndezim furrën në temperaturën 180°C.

1.Në një tas, rrahim vezët dhe sheqerin me rrahësin elektrik të vezëve për 10 minuta, shtojmë gjalpin e butë, lëkurën e limonit, kripën. Ulim shpejtësinë e rrahësit dhe nëpërmjet sitës, shtojmë miellin, niseshtenë dhe sodën për ëmbëlsira.

2.Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell.

Ndajmë në mes kajsitë dhe u heqim bërthamat. I vendosim në brumë duke i shtyrë pak me dorë. Kekun e pjekim afërsisht për 40 minuta ose derisa të shohim që kruajtësja e dhëmbëve del e pastër kur bëjmë provën. Meqenëse koha e pjekjes është e gjatë, e mbulojmë me letër alumini që të mos digjet në sipërfaqe