Greqia nuk do t’i bllokojë ambicjet për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE, por pret lëshime të caktuara edhe nga ato dy vende, njofton “Katimerini”, duke i transmetuar qëndrimet e analitikëve grekë.

Gazeta përkujton se Komisioni evropian rekomandon caktimin e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim të dy vendeve në BE dhe se tani mbetet Këshilli i Unionit në tetor ta marrë vendimin e fundit për këtë çështje.

Burime në Kabinetin e kryeministrit grek Kirjakos Micotakis për gazetën deklaruan se Greqia “askujt nuk do t’i thotë ‘jo’, por se do të parashtrojë kushte të veta”.

Analitikët vlerësojnë se qëndrimi i tillë do të thotë se Athina do të kërkojë nga Shkupi në mënyrë strikte respektimin e Marrëveshjes së Prespës, e në të njëjtën kohë do të bëjë presion ndaj Berlinit që t’i pranojë kërkesat greke për zvogëlimin e qëllimeve primare të suficitit buxhetor, njofton “Katimerini”.

Në rastin me Shqipërinë, analitikët vlerësojnë se Athina do të insistojë në “respektimin më të mirë të të drejtave të pjesëtarëve të minoritetit grek në vend, në pajtim me marrëveshjet dhe rregullativat ndërkombëtare”. .