Mediat po raportojnë se Kadri Veseli ka arritur në Kosovë dhe është nisur drejt vendlindjes së tij
Sipas Klan Kosovës, makina të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës janë parë duke shkuar në drejtim të Mitrovicës.
Në pamjet e siguruara nga ky medium, eskorta në të cilën besohet se është ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli është parë në fshatin Smrekonicë.
Të premten e javës që lamë pas, Veselit i ka vdekur nëna, Ajshe Veseli, në moshën 93-vjeçare.

Ajo u varros në të njëjtën ditë, në fshatin Broboniq të Mitrovicës.