Prokuroria nuk mundet konkretisht në këtë moment ta potencojë përgjegjësinë e personave për aksidentin në Llaskarc, grumbullohen dëshmi dhe në momentin kur do t’i sigurojnë ekspertizat teknike dhe qarkulluese do të sjellin vendim përkatës prokurorues”, informoi prokurori shtetëror publik Lubomir Joveski në pres konferencën e sotme të përbashkët me prokuroren Villma Ruskovska nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, për të cilën informuan për pesë organizatorët e dyshuar të ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend.

Pyetjes së qytetarëve deri në cilën fazë është hetimi i aksidentit në Llaskarc dhe se a shqyrtohen raportimet e dërguara nga MPB-ja për përhapjen e gjuhës së urrejtjes, Joveski edhe njëherë përsëriti se për momentin prokuroria nuk ka të dhëna se cili është përgjegjës për aksidentin.

“Për momentin kryhen ekspertiza në pjesën e kësaj lënde dhe prej se Prokuroria do t’i sigurojë këto dëshmi, ndërsa në të njëjtën kohë tanimë thirren dëshmitarë, do të mund më konkretisht të potencojë për arsyet dhe përgjegjësisë penale eventuale të kryerësit apo autorit të veprës penale”, tha Joveski.

Shtoi se janë siguruar një pjesë e materialeve që i ka kërkuar PTHP-ja nga transportuesi “Durmo turs”, ndërsa shoferi është marrë në pyetje, mirëpo kjo, nënvizoi, nuk nënkupton se nuk mundet  që edhe njëherë të merret në pyetje .

Prokuroria në mënyrë aktive po vëzhgon dhe po vepron sipas paraqitjeve të MPB-së dhe gjithë ngjarjes në pjesën e gjuhës së urrejtjes.

Në lidhje me informatat se shoferit dhe familjes së tij u janë kërcënuar me jetë, prokurori shtetëror Joveski apelon që të respektohen parimet e prezumimit të pafajësisë.