Buletini javor i Qendrës për shëndet publik të Ohrit që përfshin komunat Ohër, Debërc, Strugë, Vevçan, Dibër dhe Qendër Zhupë, tregon se në periudhën prej 1 deri 7 gusht në mënyrë laboratorike është diagonstikuar prania e Kovid-19 te 25 persona nga Ohri, 24 nga Struga dhe 15 persona nga Dibra.

Javën e kaluar nga gjithsej 247 materiale për hulumtim, 191 janë mbledhur sipas indikacioneve epidemiologjike (persona që plotësojnë kritere për defininim të rastit), ndërsa 56 materiale janë marrë gjatë testimit të skriningut me udhëzim nga mjeku amë.

Në Ohër ka 86 raste aktive të koronavirusit, në Strugë 190, Dibër 119. Në këtë periudhë janë shëruar 19 persona nga Ohri, 28 nga Struga ndërsa tre persona nga Dibra. Javën e kaluar janë regjistruar tre raste të vdekjes me Kovid-19, nga një viktimë në Ohër, Strugë dhe Dibër.

Kur bëhet fjalë për bilancin e plotë nga fillimi i epidemisë përfundimisht me ditën e djeshme Kovid-19 është regjistruar te gjithsej 977 persona në komunat e apostrofuara dhe 294 persona në komunat Ohër dhe Debërc, 473 persona në komunat Strugë dhe Vevçan dhe 210 persona në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë. Pacientë të shëruar nga Ohri janë 205, nga Struga 253, Dibër dhe Qendër Zhupë 82 pacientë. Bilanci i zi është tetë të vdekur në Ohër, 44 në Strugë, ndërsa në Dibër dhe Qendër Zhupë gjashtë persona.

Nga QSHP e Ohrit kanë paralajmëruar deri te qytetarët se epidemia e koronavirusit ende zgjat, qarkullon me intensitet të pandalur në transmision lokal. Prej atje edhe me apel deri te qytetarët për kujdes, përgjegjësi dhe arsyeshmëri në sjellje.