Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së dhe shefi zgjedhor i fushatës zgjedhore të Gordana Siljanovska Dakova, Igor Janushev sonte para fillimit të tubimit në Ohër për TV 21 tha “Sot nisi zyrtarisht fushata ku Gordana Siljanovska Dakova do të bëhet kryetare e re e Republikës së Maqedonisë”.
Ai tha se në tubim krahas kandidates Siljanovska Davkova fjalim do të ketë edhe kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski dhe kandidati për kryetar të Ohrit Mitre Milloshovski.
“Fushata do të jetë në promovimin e dallimeve mes kandidates tonë Siljanovska dha kandidatit nga pushteti, Stevo Pendarovski”, tha Janushev.
Ai shprehet i bindur se qytetarët tashmë e shohin se profesoresha Siljanovska është kandidate cilësore, profesioniste e dëshmuar dhe njeri që din si të sjell drejtësi për Maqedoninë.
“Edhe slogani i fushatës tonë është i tillë për shkak se për momentin Maqedonisë i duhet rikthimi i drejtësisë në Maqedoni”, tha mes tjerash Janushev.
Comments are closed for this post.