Prokurorja speciale, Jatica Janeva, sot është paraqitur në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ku do të japë dëshmi për rastin “Reket”.

“Unë ende jam prokuror special. Prokurorët e mi i punojnë lëndët dhe shpresoj se këtë vjeshtë do të ketë përfundim të disa rasteve. Në lidhje me dëshminë time të sotme shpresoj se me argumentet e mia do ta përshpejtoj hetimin”, tha Janeva.

Ajo do t’u japë përgjigje shumë pyetjeve të cilat janë hapur në opinion, pasi që muajin e kaluar është hapur lënda “Reket”, sipas të cilit dyshohet që të Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski – Kiçeec kanë reketuar biznesmenë, me qëllim të lehtësimit të lehtësimit të lëndëve gjyqësore që i udhëheqë Prokuroria Speciale.

Derisa pritej që me hapjen e rastit “Reket”, Janeva të suspendohet, ajo javën e kaluar është kthyer nga pushimi vjetor dhe që prej më 12 gusht është në punë.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy persona, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Dyshimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev për tia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 ka marrë para prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.