Ndonëse lidhja juaj është e qëndrueshme dhe jeni të dashuruar, duhet të dini të kujdeseni për kohën e kaluar me të dashurit tuaj. Për të siguruar një lidhje afatgjatë dhe të lumtur duhet të përdorni truke të vogla të cilat do t’ju bëjnë të dyve të lumtur. Ndodh që marrëdhënia futet në monotoni, vjen koha kur e dini që diçka ju pengon, por nuk e dini pse, për çfarë arsye jeni larguar…

Lëshoni pe

Sigurisht që kompromisi është i rëndësishëm, por jo edhe të lëshuarit pe’ vazhdimisht. Gurutë e dashurisë pretendojnë se është mirë t’i bëni disa nga gjërat të cilat i doni ndaras. Nëse i dashuri i juaj dëshiron të shkojë në kinema, dhe ju e preferoni më shumë teatrin, mos u pajtoni. Merruni vesh që të shkoni ndaras, le të shkojë ai në kinema me shokët e tij, dhe ju me shoqet në teatër. Më pas, të gjithë mund të takoheni për të pirë diçka.

Kohë enkas për juve

Lidhja dhe martesa mund t’ju çojë në një gjendje ku ndiheni sikur e keni humbur një pjesë të vetes. Duhet ta keni kohën dhe vendin e siguruar vetëm për ju. Ky vend mund të jetë një dhomë e veçantë ose vetëm një kënd në të cilin ju vetë lexoni, shkruani apo merreni me ndonjë hobi. Ky vend duhet të ndalohet për partnerin tuaj.

Ndani punët

Kohët kanë ndryshuar; femrat nuk janë më të lidhura ekskluzivisht me kuzhinën, ndërsa meshkujt nuk i çajnë drutë. Çiftet sot zakonisht kryjnë punë njësoj të vështira dhe atë që bëni në shtëpi apo apartament, duhet ta ndani. Këtu marrëveshja është shumë e rëndësishme dhe mos e lejoni mashkullin që të mësohet me faktin që ju duhet të bëni patjetër disa gjëra. Jepjani ca edhe atij. Edhe nëse mendoni se nuk mund t’i bëjë si duhet, me siguri do të mësohet.

Shoqëria e dialogu

Ritualet dhe bisedat e vogla janë ndoshta edhe më të rëndësishmet. Lexoni libra së bashku në heshtje; në qoftë se ju pëlqen muzika, dëgjoni disqe apo albume të reja. Bisedoni për tema që ju interesojnë me kafe pas punës. Bëni gjërat që ju pëlqejnë – së bashku. Kurrë mos hezitoni të thoni çfarë mendoni, edhe nëse kjo është e kundërta me opinionin e partnerit tuaj. Merrni një qëndrim dhe mbrojeni atë. Një debat i mirë dhe cilësor është gjithmonë i shëndetshëm për një marrëdhënie.