Ardhja e vitit të ri tek secili nga ne ngjall shpresa të reja, pritje të reja dhe dëshira të zjarrta për më të mirën, të ardhme më të lumtur dhe të lumtur. Viti që e lëmë pas të gjithë duam që sa më shpejt të përfundojë, ndërsa viti që vjen të jetë vit i realizimeve të të gjitha dëshirave dhe ëndrrave tona.
Këtë sot e theksoi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në fjalimin e tij të Vitit të ri.
“Në këto momente kur e ndjejmë fuqinë e shpresës dhe të gëzimit, kthehemi në vlerat themelore njerëzore. E ndjejmë nevojën që të jemi solidarë, humanë, të ndershëm dhe të drejtë. Të duhemi, të falim dhe të respektohemi. Mendimet pozitive që sjellin qetësi në këto ditë festive, duhet të udhëheqin gjatë gjithë vitit. Por të jemi edhe t’i pranojmë gabimet tona dhe lëshimet dhe të mësojmë prej tyre. Të jemi inkurajues çara thirrjes së përgjegjësisë dhe të gjithë së bashku të përkushtohemi dhe të ndërtojmë shoqëri të drejtë të bazuar në të vërtetën, lirinë dhe paqen. Vetëm në një atdhe të suksesshëm dhe prosperues do të mund t’i realizojmë dëshirat tona”, thotë Ivanov.
Ai në fjalimin e Vitit të ri qytetarëve të Maqedonisë u dëshiroi shumë shëndet, gëzim dhe lumturi dhe në çdo festë të përgjigjen me pjekuri dhe mirësi.
Comments are closed for this post.