Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, sot nga foltorja e Kuvendit do të mbajë fjalimin e fundvitit, i cili pritet të jetë edhe i fundit për të, pasi nuk ka të drejtë të kandidojë sërish për president në zgjedhjet në muajin maj të vitit të ardhshëm.

Fjalimi i Ivanovit sot në Kuvend pritet të lë nën hije vendimet që pritet të merren nga gjykata në lidhje me paraburgimet për të akuzuarit në rastin “Perandoria”.

Në të kaluarën Ivanov shpesh është kritikuar për fjalimet e tij vjetore në Kuvend, nga pushteti i tanishëm dhe opozitë e atëhershme. Ai është kritikuar nga LSDM se vendoset në mbrojtje të një partie politike dhe nuk e luan rolin e presidentit.

Ivanov këtë vit ka mbajtur disa fjalime, përmes së cilëve ka kritikuar ashpër Marrëveshjen me Greqinë, sidomos pas referendumit të 30 shtatorit.

Mbetet të shihet nëse Ivanov në fjalimin e tij të sotëm do të përmend edhe ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, për të cilat ka qenë i përfshirë edhe emri i tij si njëri nga organizatorët kryesor të ngjarjeve të përgjakshme.