Shumë përdorues të Twitterit janë tallur me Ivanka Trump, pasi kjo e fundit ka shkruar një postim ku ka thënë se është duke shkuar në Hagë

Haga është qyteti i Holandës ku njerëzit më shumë e njohin shkaku i Tribunaleve për krime lufte.

Vajza e presidentit Trump ka vizituar sot këtë qytet për të marrë pjesë në Samitin Global të Ndërmarrësisë.

Por, Ivanka Trump në Twitter ka shkruar një postim se është rrugës për në Hagë, derisa më pas shumë përdorues i kanë komentuar asaj duke e pyetur se për çfarë është duke u akuzuar.