Njëri nga pacientët më të moshuar të infektuar me virusin Kovid-19, një burrë 101 vjeçar nga qyteti Italian Rimini, u shërua nga virusi, lajmërojnë sot mediat italiane.

Lajmet e mira për 101 vjeçarin i transmetoi zëvendësprefektja e Riminit Glorija Lisi, duke thënë se “zotëri P ia doli”, dhe plotësoi se ai mbrëmë e ka lëshuar spitalin në Rimini dhe “ka shkuar te familja e tij”.

Në Itali, ku më shumë se 60.000 njerëz janë të infektuar me koronavirus, pritet që kjo javë të jetë e rëndësishme për rezultatet e masave të rrepta të ndërmarra nga Qeveria e vendit.