Capital T ka publikuar

Reperi i famshëm kosovar Capital T, sapo e ka publikuar këngën e tij më të re.

Klipi i reperit është tejet i kushtueshëm, ndërsa reperi shfaqet në një aeroplan privat me miqtë e tij.

Ai po ashtu ka investuar edhe në veshje, të cilat janë kryesisht të markës Gucci.

Kënga e re i dedikohet jetës së shtrenjtë, ndërsa reperi thotë se fama e pasuria nuk e ka ndryshuar si person, sepse ai gjithmonë ishte i njëjti.

Madje në njërin nga vargjet e këngës së tij, ai thotë: “Pasuria e fama s’janë gjithçka në jetë”./prive