Inspektorati i tregut për tre ditë ka kontrolluar 547 objekte ndërsa janë mbyllur gjithsej katër objekte hotelerike. Për tre ditë janë mbyllur 40 aparate për kafe(kafematë), shumica prej të cilëve kanë qenë të vendosur nëpër pompa të benzinës.
“Nga 6 deri në 8 prill, në një periudhë prej tre ditore, janë kryer 1.346 inspektime. 547 inspektime janë kryer nga Inspektorati i Tregut, ku disa prej tyre i referohen funksionimit të ambienteve të hotelierisë. Janë mbyllur katër objekte hotelierike, në Manastir, Gostivar dhe Tetovë. Janë kontrolluar aparatet e kafesë nëpër stacionet e benzinës dhe vendet e tjera. Janë mbyllur gjithsej 40 kafematë në Shkup, Ohër dhe Gostivar”, informoi Magdalena Filipovska-Grashkoska, Inspektorati i Tregut.
Inspektorati ka konstatuar se disa tregtarë kanë rritur çmimet e disa prej produkteve për të cilat qeveria tashmë ka vendosur ndalesë për rritje të çmimit.
Comments are closed for this post.