Në 24 orët e fundit në Indi e cila është një prej vendeve më të prekura nga pandemia, si pasojë e COVID-19 kanë humbur jetën 3.380 persona.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me vdekjen e 3.380 personave në 24 orët e fundit, numri i viktimave ka shkuar në 344.082. Ndërsa me 120.529 raste, numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 28.694.879.

Numri i rasteve ditore më 4 prill u rrit mbi 100 mijë, më 15 prill mbi 200 mijë, më 21 prill mbi 300 mijë dhe më 30 prill mbi 400 mijë.

Ekspertët paralajmërojnë se numri i vërtetë i vdekjeve dhe rasteve mund të jetë shumë më i lartë sesa shifrat e publikuara.

Në vendin ku vazhdon ende trajtimi për 1.555.229 të prekur nga virusi, normat e testeve pozitive ësht 6.38 për qind.

Vaksinimet tejkalojnë shifrën 224 milionë

Në kuadër të fushatës së vaksinimit e cila ka filluar më 16 janar, në Indi janë aplikuar rreth 227.860.317 doza të vaksinës.

Në vendin me rreth 1.4 miliardë banorë vaksinimi nuk ka arritur ende në nivelin që mund të ndalojë pandeminë.

Sipas faqes së internetit “Worldometers” e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, India është në “vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe e treta për sa i përket vdekjeve”.