Protesta e organizuar nga opozita këtë të premte u shoqërua me incidente por edhe me përplasje mes qytetarëve, efektivëve të policisë e përfaqësuesve të opozitës. Ndërkohë që protestuesit hodhën molov drejt godinës së Bashkisë.
Sipas informacioneve, Policia ka shoqëruar 5 persona, një prej të cilëve është arrestuar, dyshohet se mund të jetë i njëjti që hodhi molotovin gjatë protestës.
Në momentin e djegieve të gomave, ndodhen edhe përplasjet më të forta mes anëtarëve të opozitës dhe efektivëve, me këta të fundit që përdorën gaz lotsjellës për t’i larguar.
Comments are closed for this post.