MPB Maqedoni informon se dje (16 maj) Departamenti për shkatërrimin e kontrabandimit me migrantë dhe tregtisë me njerëz nën udhëheqjen e Prokurorisë Publike, ka dorëzuar kallëzim penal veprën penale “tregti me fëmijë”, që është bërë nga tre persona (njëri prej tyre shtetas i Belgjikës).

Nga MPB thonë se shtetasi belg L.D.S me në periudhën prej shkurtit deri maj 2022, me qëllim që të akte seksuale me fëmijë në Belgjikë, ka bërë plane së bashku me personat E.A dhe F.B, prindër të një vajze 13 vjeçare, të lidhin kurorëzim me forcë mes belgut dhe vajzës së mitur. E mitura ende nuk ka mbushur 14 vjet.

“Për të arritur qëllimin e tij për ta çuar fëmijën në Belgjikë, L.D.S. në disa raste ka banuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për të siguruar dokumente personale të udhëtimit për fëmijën, L.D.S. u ka dhënë prindërve të fëmijës rreth 2500 euro dhe në disa raste nëpërmjet agjencive për transferimin e shpejtë të parave, E.A nga Belgjika i ka dërguar fonde në shuma të ndryshme”.

“Në bazë të urdhrave të Gjykatës Themelore Penale Shkup, më datë 16.05.2022, është kontrolluar shtëpia dhe lokalet tjera ku qëndron përkohësisht E.A. dhe F.B. në Strugë, ku janë siguruar provat për veprën e kryer, ndërsa në Aeroportin Ndërkombëtar – Shkup, është kryer bastisje ndaj personit L.D.S, ndërsa të tre personat janë privuar nga liria”.

“Të njëjtën ditë (16.05.2022), MPB ka paraqitur kallëzim penal kundër L.D,S në Prokurorinë Publike, (38) nga Belgjika dhe E.A. (33) dhe F.B. (34) nga Shkupi, dhe me qëndrim të përkohshëm në Strugë, për veprën penale “trafikim me fëmijë”. Sot (17.05) personat do të paraqiten para gjyqtarit në procedurë paraprake”, thuhet në njoftimin e MPB-së.