I dashuri i aktores dhe deputetes Adriana Matoshi, Keith Groeneveld, ka konfirmuar se operimi i saj ka kaluar me sukses, raporton Express

“Faleminderit Zotit, operacioni ishte i suksesshëm”, ka shkruar Keith.

Adriana Matoshi sot është operuar pasi është diagnostikuar me tumor në tru.

Lajmin për operimin Matoshi e ka bërë të ditur të hënën, ku edhe ka treguar se i është rikthyer tumori në tru pas nëntë vitesh.