Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 një ditë më parë është publikuar në Gazetën zyrtare, e që rrjedhimisht ka hyrë edhe në fuqi.
Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.
Ky ligj po ashtu trajton masat për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, çështjen e testimit, diagnozës dhe trajtimit, pastaj prezanton organet kompetente për shqiptimin e masave ndëshkimore, çështjen e lëvizjes në oraret e përcaktuara, pastaj çështjen e aktiviteteve në ambiente private e publike, etj.
Në Ligjin për Pandeminë rregullohet edhe çështje e vaksinës kundër coronavirusit.
“Qeveria e Republikës së Kosovës obligohet që të siguroj për të gjithë qytetarët vaksina të mjaftueshme kundër virusit COVID-19….. Shpenzimet për vaksinën anti COVID-19 dhe për vaksinimin e detyrueshëm i mbulon Qeveria e Republikës së Kosovës nga buxheti i Kosovës, nga donatorët apo përmes kredive që i merr Qeveria e Kosovës”, thuhet në ligj.
Neni 24 i këtij ligji rregullon çështjen e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mos respektimi.
Neni 24- Lëvizja në oraret e përcaktuara
- Personi juridik i cili nuk e respekton vendimin e Organit kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve në kohën e caktuar, dënohen me gjobë prej pesëqind (500) euro;
- Drejtuesi i mjetit motorik i cili nuk e respekton vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të përcaktuar, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro;
- Personi fizik i cili nuk e respekton Vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të caktuar, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro;
- Personi juridik i cili nuk e zbaton vendimin e Organit Kompetent për krijimin e kushteve dhe mbajtjen e distancës së përcaktuar në hapësirat në të cilat janë përgjegjës dënohen me gjobë prej pesëqind (500) euro, ndërsa personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro.
- Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës, dënohet me gjobë prej tridhjetepesë (35) euro. 6. Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e distancës fizike, dënohet me gjobë prej tridhjetepesë (35) euro.
Neni 25- Aktivitetet e caktuara në mjedise private dhe publike
- Personi juridik që organizon aktivitete të ndaluara me vendim të Organit Kompetent dënohen me gjobë prej dy mijë (2000) euro dhe ndalimin e aktivitetit, ndërkaq personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë me dymijë (2000) euro;
- Personi fizik i cili organizon aktivitete publike dhe jopublike të ndaluara me vendim të organit kompetent, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro dhe ndalimin e aktivitetit;
- Hyrja e personave fizik të paautorizuar në ambientet e veçanta përfshirë por pa u kufizuar në: objektet e izolimit apo karantinimit publik, privat, hapësirat shëndetësore, ku është e ndaluar hyrja/dalja pa vendim të veçantë, dënohet me gjobë prej njëqind (100) euro.
Për më shumë lexoni të plotë Ligjin për pandeminë.
Comments are closed for this post.