Vedat Muriqi ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Ahmet Calik.

Ahmet Calik, anëtar i kombëtares së Turqisë dhe skuadrës së Konyaspor ka ndërruar jetë sot, si pasojë e një aksidenti trafiku.

Muriqi i kombëtares së Kosovës duket se ka pasur raporte të mira me lojtarin dhe ka bërë një reagim në Twitter, ku ka shprehur mërzinë e tij.

“Më vjen shumë keq dhe nuk di çfarë të them. Jam i mërzitur me humbjen e një shoku të mirë, kolegu dhe vëllai, me të cilin luftova me të njëjtën fanellë. Pusho në paqe vëllai im, do jesh gjithmonë në zemrat tona. Më vjen keq për humbjen tënde”, ka shkruar Muriqi.

Aksidenti që i mori jetën Calik ndodhi në kryeqytetin e Turqisë, në Ankara.