Real Madrid, Barcelona dhe Juventus do mbajnë sërish bisedime për rikthimin e Superligës Evropiane, tetë muaj pasi propozimi i parë u bë zyrtar.

Projekti ishte njoftuar në prillin e vitit 2021, ku përfshinte edhe klubet si Man United, Man City, Liverpool, Chelsea, Arsenal, Tottenham, Milan, Inter dhe Atletico Madrid.

Gjashtë klubet angleze, dy klubet e Milanit dhe Atletico u larguan nga Superliga Evropiane, por treshja Real Madrid, Bareclona dhe Juventus ishin të hapur për këtë ide.

Sipas “The Mirror”, tre zyrtarët e skuadrave do takohen sërish që të bëjnë propozimin e radhës për Superligën Evropiane.

Florentino Perez, Joan Laporta dhe Andrea Agnelli raportohet të kenë marrëveshje për pesë ndryshime kryesore me shpresën që të rikthejnë Superligën Evropiane.