Një punëtorë ka vdekur, pasi që është rrëzuar gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në rajonin e Gazi Babës.

“Më 23 shtator të vitit 2021 në ora 16:39 në SPB Shkup nga Ndihma e shpejtë është denoncuar se gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në një ndërtesë në rajonin e Komunës së Gazi Babës, është rrëzuar punëtori M.C. (55) nga Shkupi, i cili ka vdekur në vendngjarje. Është kryer ekspertizë nga një ekip i SPB Shkup dhe inspektor i Inspektoratit Shtetëror të Punës, ndërsa me urdhër të Prokurorit publik është dorëzuar në Institutin për mjekësi gjyqësore për autopsi”, informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.