Në tunelin e rrugës Shkup-Bllacë tërësisht janë larguar pengesat dhe komunikacioni po zhvillohet në dy korsi.
“Ashtu siç ju informuam para ca ditësh, me kërkesën tonë dhe në bashkëpunim me ndërmarrjen e rrugëve dhe policinë si dhe realizuesin dhe mbikqyrësin e punimeve në rrugën Shkup – Bllacë, pengesat në tunel u hoqën përkohësisht, deri në fund të muajit gusht, për të përballur fluksin e madh të trafikut në këtë rrugë e cila po rikonstruohet tërësisht.
Por, nga shtatori, punimet do të vazhdojnë sepse tuneli duhet rikonstruktuar për arsye se paraprakisht, të gjitha kanalet ujore ishin betonizuar dhe ky tunel dhe kjo rrugë me dekada të tëra nuk është ribërë në tërësi. Për fat të keq, vonesat më të mëdha shkaktohen për arsye të mosrespektimit të sinjalistikës rrugore në tunel nga individë të papërgjegjshëm dhe këtë e kam vënë re disa herë edhe vet”
Comments are closed for this post.