Përbërësit
Një tas mesatar me mëlçi qengji
Pak tul mish qengji (nëse preferoni)
1 kokërr qepë mesatare
2-3 lugë gjalpë i freskët
5-6 filxhanë çaji lëng nga mëlçitë
2 filxhanë çaji me miell misri
Nenexhik
Përgatitja
Ky gatim përgatitet me të brendshmet e qengjit. Mëlçitë zihen në ujë me kripë përreth 20-30 minuta.
Më pas hiqen nga zjarri, lihet të ftohen dhe priten përmes një thike të mprehtë në kubikë të vegjël.
Lëngun e mëlçive ta hiqni mënjanë pasi do përdoret për përgatitjen e harapashit.
Në vijim, në një tigan shtojnë qepën e grirë hollë, e kaurdisim me pak gjalpë të freskët.
Shtohen të brendshmet, nenexhikun e grirë hollë kaurdisen pak dhe më pas shtohet lëngu i të brendshmeve.
Sapo lëngu të nisë të zjejë shtohet mielli i misrit.
Masa lihet të zjejë derisa të trashet pak dhe të shkëputet lehtë nga anët e tenxheres.
Kur shërbehet, harapashi vendoset në një pjatancë, i kalohet përmes një luge sipër duke krijuar formën e dallgëve. Sipër spërkatet me disa pika gjalpë të freskët të skuqur.
Comments are closed for this post.