Athinë, 28 janar 2022 (MIA) – Rreth 150.000 raste me kovid-19 janë aktive në Greqi, ndërsa në shtatë ditët e fundit numri i vdekjeve është rritur, mesatarisht për 100 në ditë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Profesoresha Vana Papaevangellu, e cila është edhe anëtare e komisionit të epidemiologëve pranë Ministrisë së Shëndetësisë greke, tha se numri i rasteve aktive nuk ka rënë më gjatë javës së kaluar dhe është ende rreth 150 mijë, ndërsa për numrin e të infektuarve të rinj sqaroi se mesatarja është 18 mijë raste në ditë, duke shtuar se për shkak të stuhisë së borës dhe duke qenë se është ndërprerë plotësisht puna dhe aktivitetet sociale të qytetarëve, në ditët në vijim pritet të zvogëlohen rastet e reja.

Nëse analizojmë të dhënat zyrtare nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik të Greqisë, ka një rritje të numrit të vdekjeve, ndërsa në periudhën nga 21 deri më 27 janar janë regjistruar 701 vdekje nga Kovid-19, ndërsa dje u regjistrua një rekord i ri negati për vitin 2022 me 115 të vdekur në 24 orë.

Lidhur me Omikronin, profesoresha Papaevangellu tha se “përderisa hospitalizimet për shkak të Omikronit përbënin vetëm 40 për qind të pranimeve të reja në spital në fillim të këtij muaji, sot tetë nga dhjetë pacientë të shtruar janë me Omikron”.

“Sëmundja e shkaktuar nga varianti Omikron i koronavirusit nuk është një ftohje e zakonshme. Për këtë arsye disa nga bashkëqytetarët tanë, veçanërisht të moshuarit e pavaksinuar, do të sëmuren rëndë dhe do të duhet të trajtohen, por edhe ata do të jenë në rrezik, tha Papaevangellu.

Rreth 5.000 njerëz në të gjithë Greqinë janë shtruar në spital për Kovid-19, ndërsa 85 për qind e shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv në spitalet greke janë mbushur.