Për Granit Xhakën asgjë nuk matet me arritjen e fitores në stadiumin e Arsenalit “Emirates”.

Mesfushori kosovar ishte titullar në fitoren e Arsenalit 2:0 kundër Southamptonit të dielën në shtëpi, një triumf që e kthen klubin londinez në vendin e katërt, në përpjekje për ta siguruar një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, shkruan Gazeta Express.

Përfaqësuesi i Zvicrës ishte lojtari më i mirë i ndeshjes bashkë me Alexandre Lacazzete – i cili shënoi një herë – duke marrë notën më të lartë, 8, për paraqitjen e tij mbresëlënëse.

Një ditë më vonë, 26-vjeçari, i cili regjistroi paraqitjen e 23 në Premierligë për Topçinjtë dje, shkroi se nuk ka ndjesi më të mirë se të fitosh në Emirates.

 

“Me diellin që po ma ngroh shpinën, nuk ka ndjenjë më të mirë se të fitosh në Emirates”, shkroi Xhaka.

Xhaka është përdorur pothuajse në çdo pozitë në skuadrën e Arsenalit deri tani këtë sezon nga trajneri Unai Emery, në disa pozicione në mbrojtje si pasojë e mungesave të mëdha, si dhe në mesfushë.

Ai i ka shënuar tri gola dhe ka dhuruar një tri asiste deri tani ketë sezon, por ndikimi i tij në lojën e Arsenalit ka qenë shumë më i madh seç mund të thonë statistikat.

 

 

View this post on Instagram

 

☀Sun on my back, winning at the Emirates 😎 No better feeling 😊 @arsenal #GX34

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka) on