Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka është me sy e veshë nga Shqipëria pas tërmeteve të tmerrshme që kanë goditur vendin tonë gjatë orëve të fundit.

Futbollisti i Arsenalit ka postuar në Instagramin e tij një thirrje për të gjithë shqiptarët që të ndihmojnë të prekurit nga tronditjet e tërmetit, me anë të një llogarie bankare.

Xhaka shkruan:

Jam shumë i prekur me tragjedinë e vëllezërve tanë në Shqipëri, të prekur nga tërmeti. Familja ime ka bërë burg për Shqipërinë dhe ne jemi rritur me dashurinë për vendin amë. Ndaj bëj thirrje, që në këtë ditë kaq të vështirë për popullin shqiptar, të ndihmojmë me të gjitha mënyrat që mundemi. Gjithmonë bashkë, në të mirë e në të keq”.