Granit Xhaka e ka fituar çmimin e më të mirit për vitin 2022 në Zvicër.

Mesfushori nga Kosova u nderua në “Natën e Futbollit të Zvicrës”, një ngjarje e organizuar nga Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) dhe Liga Zviceriane e Futbollit (SFL) në Casino Bern.

Xhaka e fitoi çmimin kryesor “Lojtari më i mirë i Kombëtares së Zvicrës” për vitin 2022.

“Falënderoj edhe ata që nuk besuan tek unë, sepse më kanë shtyrë gjithmonë. Tre vjet më parë isha në Arsenal dhe tani jam këtu si lider. Çmimi do të thotë shumë për mua”, u shpreh 30-vjeçari.

Granit Xhaka në garën për këtë çmim mposhti Yann Sommerin dhe Manuel Akanjin.