Dje rreth orës 12.00, në rrugën lokale të fshatit Kalishtë të Gostivarit, shoferi i ri pa leje ka humbur kontrollin e makinës, nga ku kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Sipas policisë makina e tipit “Golf,, me targa të Shkupit, të cilën pa patentë shoferi e ka drejtuar 20-vjeçari G.Xh. nga Kalishta, ka humbur kontrollin ndaj veturës, dhe ka devijuar nga rruga.

Gjatë fluturimit nga rruga bashkëudhëtari 17-vjeçarë A.G. nga i njëjti fshat, ka marur lëndime të rënda trupore, kurse shoferi dhe dy bashkëudhëtarët tjerë, kanë marrë lëndime të lehta trupore, kështu që të njëjtit janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivarit.

Inspektim në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi inspektues nga Stacioni policorë Gostivar.