Mbrëmë (27-gusht) rreth orës 01 e 50 minuta, në parkingun që gjendet në afërsi të pompës së benzinës në fshatin Zherovjan, pjesëtarë të policisë nga Njësia policore Kamnjan,  kanë arrestuar 22 vjeçarin B.E. nga fshati Çegran, tek i cili gjatë kontrollit është gjetur marijuanë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë edhe parashtresë adekuate.