“Gjykata e Apelit Shkup vepron në përputhje me ligjin dhe Rregulloren e Gjykatës, ku në mënyrë të qartë është rregulluar mënyra e regjistrimit, dorëzimit dhe trajtimit të lëndëve gjyqësore”.

Kështu kumtuan sot në mëngjes nga Gjykata e Apelit pas akuzave për trajtim të shpejtë të lëndës pas ankesës të një grupi të depozituesve të bankës Eurostandard.

Nga Gjykata e Apelit thonë se në rastin konkret këshilli i kësaj gjykate gjatë marrjes së vendimit për lëndën, e cila është me karakter urgjent, ka vepruar sipas nenit 182 paragrafi 5 të rregullores së Gjykatës, ku është paraparë mënyra e marrjes së kësaj lënde në punë.