Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditë së djeshme (21.09) vazhdoi me aksionet kontrolluese të përforcuara në komunikacion.

Si- njoftojnë nga policia, në Shkup gjatë ditë së djeshme janë gjobitur 311 shoferë ndërsa prej tyre 17 për mos pasje të lejes së vozitjes, 130 për tejkalim shpejtësie, 17 për mosregjistrim të automjeteve, 49 motoçiklistë dhe një automjet i konfiskuar, 73 masa për parkim jo të rregullt dhe 78 automjete të ngritura me “Karotec’.

Nga MPB bëjnë të ditur se po ashtu janë shqiptuar 15 dënime për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

“Kontrollet e përfocuara vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim. Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.