Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (15.12.2020) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik.
Në territorin e Karposhit janë shqiptuar gjithsejtë 179 gjoba mes të cilave: 23 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 18 për makina të paregjistruara, 11 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 8 për ngasje të makinës nën ndikim të alkoolit, 7 për vetura teknikisht të parregullta, 11 për mos respektim të këmbësorëve.
Kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, njoftojnë nga MPB-ja dhe apelojnë ëpr kujdes më të madh në trafik.
Comments are closed for this post.